×
Wednesday, December 11, 2024

Britania e Madhe dhe BE-ja nisin bisedimet për marrëdhëniet pas Brexit

March 2, 2020


Negociatorët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian nisën bisedimet për marrëdhëniet midis dy palëve, pas Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kryenegociatori evropian, Michel Barnier, dhe homologu i tij britanik, David Frost, u takuan të hënën në Bruksel.

Bisedimet intensive, që do të zgjasin disa muaj, do të mobilizojnë qindra zyrtarë nga të dyja anët.

Ato duhet të mbyllen më 31 dhjetor, por shumë vëzhgues thonë se afati është i shkurtër për të arritur ndonjë marrëveshje përmbajtësore për tregtinë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së periudhës së tranzicionit.

Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar.

Ajo do të kryejë tregti sikurse vendet e tjera të bllokut, derisa t’i përfundojë periudha tranzitore, në fund të këtij viti.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments