×
Wednesday, February 12, 2025

BREXIT, Londra dhe Brukseli rifillojnë diskutimet

November 23, 2020


Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian rifilluan sot në mënyrë virtuale negociatat e tyre në përpjekje për të kapërcyer “mosmarrëveshjet themelore” dhe për të arritur në një marrëveshje post-Brexit duke mundësuar shmangien një no-deal të dhimbshëm më 31 dhjetor.

Mbeten edhe 40 ditë para 31 dhjetorit, datë në të cilën do të përfundojë periudha e tranzicionit post-Brexit, sipas të cilës Britania e Madhe, që u largua zyrtarisht nga BE, më 31 janar, do të ndërpresë aplikimin e normave europiane.

Këto diskutime të vështira u ngadalësuar të enjten nga një rast me COVID-19 në ekipin europian, që detyroi negociatorin e BE-së, Michel Barnier dhe homologun britanik t’i japin fund çdo takimi ballë për ballë.

“Pas diskutimeve teknike këtë fundjavë, negociatat vazhdojnë në internet me David Frost dhe ekipet tona”, theksoi në Twitter Michel Barnier.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments