Bjellorusi, 663 të arrestuar pas protestës kundër Lukashenkos
Policia bjelloruse njoftoi sot arrestimin e 633 personave gjatë demonstratës masive të opozitës, e organizuar dje, kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Aleksander Lukashenko.
“Një total prej 633 personash u arrestuan dje për shkelje të ligjit”, tha Ministria e Brendshme bjelloruse në një deklaratë.
Sipas ministrisë, 363 prej tyre mbetën në paraburgim të hënën në pritje të shqyrtimit të çështjeve të tyre nga gjykatat.
Ky është numri më i lartë i arrestimeve në një demonstratë të opozitës që nga protestat e para pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
Më shumë se 100 000 njerëz marshuan dje në Minskun qendror, me thirrjen e opozitës, në për fundjavën e katërt radhazi të mobilizimit masiv, pavarësisht nga një dislokim mbresëlënës i policisë dhe ushtrisë në kryeqytet.
Eunews.al







