×
Wednesday, February 12, 2025

Bashkimi Europian blen 30 000 doza remdesivir

July 29, 2020


Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë me gjigantin farmaceutik amerikan “Gilead”, duke siguruar 30 000 doza të remdesivirit, ilaçit antiCOVID-19 për vendet anëtare të BE-së dhe për Britaninë e Madhe.

Remdesivir është ilaçi i parë që mori miratimin e BE-së për të trajtuar raste të rënda të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

“Ky është një hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë për të kapërcyer këtë sëmundje”, tha eurokomisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides.

KE njoftoi se kontrata prej 63 milionë eurosh (74 milionë dollarë) do të paguhet me një instrument urgjence nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Europian.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments