Basha përballë thjeshtësisë së Mitsotakis/ Reklamon luksin e vilës në periferi të Tiranës



Kreu i Partisë Demokatike Lulzim Basha i cili është edhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri mes luksit nga vilat e Papulit, të cilin deri dje e akuzonte si oligark të lidhur me qeverinë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Basha ka publikuar një foto familjare me bashkëshorten dhe dy vajzat, ku ajo që bie në sy është luksi i shfrenuar në të cilën kreu i opozitës jeton.
“Ju urojmë gjithë familjeve shqiptare nje Vit të Ri plot shëndët dhe mbaresi”, shkruan Basha krahas fotos.
Por edhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis me një kartolinë familjare, nga shtëpia e tij modeste ka uruar bashkëatdhetarët për vitin e ri.
Diferenca mes një kryeministri të një shteti me ekonomi të mirë dhe një kandidati për kryeministër të një vendi të varfër si Shqipëria është shumë e madhe dhe e dukshme.
Basha është përfolur për vilat e tij prej oligarku dhe megjithëse gjithë kohën i ka mohuar sot ai ka nxjerrë pamje nga pjesa e brendshme e vilës së tij.
Në media është raportuar se Basha ka marrë disa vila, ndërsa shqiptarët janë një nga popujt më të varfër. Pretendenti për kryeministër nesër jeton mes luksit, ndërsa shumë shqiptarë janë të zhytur në varfëri. Nga krahasimi i fotove, duket një standart tipik afrikan./cna.al


Eunews.al

