×
Wednesday, December 11, 2024

Balla priti një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe:
Mirënjohje për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti

February 21, 2022


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka pritur sot një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr.Muhamed Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore.

Përmes një postimin në rrjetin social facebook Balla vlerëson mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.

Gjithashtu gjatë takimit Balla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Keshillin e Sigurimit të OKB

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Kënaqësi të mirëprisja në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr.Muhamek Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore.

Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e 2000 apartamenteve tepër cilësore për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA për popullin shqiptar dhe qytetin e Durësit.

Gjatë takimit vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Keshillin e Sigurimit të OKB. Do të intensifikojmë kontaktet në kuadër të diplomacisë parlamentare”.




Comments are closed.