Balla pas takimit me delegacionin e PE: Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030

18 Feb 2026 14:49
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas takimi me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, duke theksuar mbështetjen e gjerë politike që Shqipëria gëzon në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se është “gjithmonë kënaqësi” të takohet me kolegët eurodeputetë, ndërsa nënvizoi se grupet kryesore politike në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

“Grupet politike kryesore në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030 ”, e mbyll Balla postimin në rrjete sociale.

Reklamë Ola