Zjarri në Krujë, Balla: Mirënjohje për forcat që u përballën me flakët, zjarrvënia është krim

09 Aug 2026 13:49
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas zjarrit të rënë mbrëmjen e kaluar në Krujë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e forcave që u angazhuan për përballimin e situatës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi përballjen me flakët si një akt heroizmi nga zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të gjithë ata që kontribuuan në shuarjen e zjarrit.

“Beteja e mbrëmshme me zjarrin në Krujë ka qenë heroizëm i zjarrfikësve, forcave të armatosura, punonjësve të policisë së shtetit dhe kujtdo që u angazhua”, shkruan Balla, duke shprehur mirënjohje për të gjithë të angazhuarit.

Reklamë Ola

Në reagimin e tij, ai ka përcjellë edhe një apel për qytetarët, duke kërkuar prej tyre të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast konstatimi të një vatre zjarri.

Balla ka theksuar gjithashtu se zjarrvënia përbën vepër penale dhe dënohet ashpër nga Kodi Penal, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe vigjilencë në këtë periudhë me rrezik të lartë për zjarret.

Reklamë InterMedika