×
Thursday, April 2, 2026

Balla nga Rrogozhina: Bujqësia, infrastruktura rrugore, arsimi dhe shërbimet kadastrale në fokus të takimeve me qytetarët

April 1, 2026


Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe reformat lokale janë bërë pjesë e pandashme e këtij procesi. Me këtë frymë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar takime në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.

Balla është takuar me banorët e zonës ku diskutuan një sërë çështjesh që prekin jetën e tyre të përditshme si bujqësia, infrastruktura rrugore, arsimi, shërbimet kadastrale dhe përmbyllja e procesit të legalizimeve.

Përmes një postim në rrjetet sociale Balla theksoi se çdo reformë e zbatuar në nivel lokal është një hap konkret drejt standardeve europiane dhe se angazhimi me qytetarët në terren mbetet prioritet kyç.

“Për #PunëteShqipërisë në Leka Rrogozhinë ku diskutuam për bujqësinë, infrastrukturën rrugore, arsimin, shërbimet kadastrale, përmbylljen e procesit të legalizimeve etj. Shqipëria po përparon me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.




Comments are closed.