Kurti dhe Abdixhiku takim në Kuvend për presidentin e ri, kreu i LVV: E kemi emrin

26 Aug 2026 19:32
Shpërndaje:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me në fokus zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas korrespondentes së Top Channel, Leonita Bajrami, në takimin e fundit palët ishin pajtuar që të riktheheshin në tryezën e diskutimeve me propozime konkrete për kandidatët e mundshëm për postin e kreut të shtetit.

Përpara se të hynte në takim, Kurti konfirmoi se Vetëvendosje tashmë ka një emër për president, pa bërë të ditur identitetin e kandidatit.

Reklamë Ola

“Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për president a presidente të re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, deklaroi Kurti.

Takimi mes dy liderëve shihet si një përpjekje për të arritur një marrëveshje politike që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e një tjetër procesi zgjedhor në Kosovë.

Reklamë InterMedika