×
Wednesday, May 6, 2026

LDK dhe Vjosa Osmani drejt garës së përbashkët në zgjedhjet e 7 qershorit

May 5, 2026


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të garojë me një listë të përbashkët deputetësh me ish-Presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Lajmi u bë publik nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë. Ai bëri të ditur se është arritur dakordësia për të formalizuar këtë bashkëpunim politik në ditët në vijim.

“U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme,” u shpreh Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “bashkimi të madh” politik.

Sipas tij, të shtunën pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të finalizuar procesin dhe për të miratuar zyrtarisht këtë vendim.

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detajet konkrete të marrëveshjes—nëse Vjosa Osmani do të jetë e vetmja figurë nga ky bashkim në listat e LDK-së apo nëse do të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë.

Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në skenën politike në Kosovë, duke rritur interesin dhe konkurrencën për zgjedhjet e ardhshme.




Comments are closed.