Von der Leyen përshëndet armëpushimin Izrael-Liban: Vendet duhet të punojnë për paqe
April 16, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit. Ky vendim u njoftua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë”, shkruan ajo në X.
Më tej Von der Leyen thotë se tashmë duhet ndjekur një rrugë drejt paqes së përhershme.
“Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio tani do të punojnë me të dy vendet “për të arritur një PAQE TË QËNDRUESHME”, deklaroi më herët Trump.







