Lara Colturi kualifikohet për në “finalen” e Slalomit, me kohën e 7-të më të mirë pas lëshimit të parë…
Lara Colturi është në ditën e saj kryesore sa i përket pretendimeve të saj për medalje, në disiplinën e Slalomit.
Në lëshimin e parë të mëngjesit skiatorja kuqezi bëri e para lëshimin në pistën e Cortinas ku po zhvillohet edhe gara e fundit e këtyre lojrave Olimpike Dimërore për përfaqësuesen tonë.
Në këtë disiplinë Colturi arriti të regtjistrojë kohën e shtatë më të shpejtë duke u kualifikuar për në lëshimin e dytë dhe final me pretendime të mëdha sa i përket vendeve të para. Disiplina e slalomit është edhe më e preferuara për Lara Colturin e cila deri më tani në Kupën e Botës ku ajo merr pjesë, ka regjistruar 4 podiume, dy vende të dyta dhe dy vende të treta, duke e future edhe në këtë garë olimpike, sportisten tonë mes pretendenteve për medalje. Lëshimi i dytë do të jetë në orën 13.30
Më të pakta janë shpresat për dy sportistet e tjera kuqezi si Semire Dauti dhe Lisa Brunga të cilat lëshimet e tyre i kanë në prapavijë dhe synimi kryesorë është eksperienca e fituar në këtë Olimpiadë duke qenë se janë në moishë fare të reja 17 dhe 18 vjeçe, por me pritshmëri relativiasht të mira për të ardhmen.







