×
Monday, February 2, 2026

 Araghchi pritet të takohet me të dërguarin amerikan Witkoff

February 2, 2026


Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pritet të zhvillojë sot bisedime me të dërguarin  e posacëm amerikan, Steve Witkoff, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e Witkoff.

Agjencia Tasnim njihet si e afërt me Gardën Revolucionare Islame (IRGC), forca elitare ushtarake e Iranit.

Takimi vjen pas javësh tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për përgjigje ushtarake ndaj shtypjes brutale të protestuesve nga forcat e sigurisë iraniane në fillim të këtij viti.

Që atëherë, Trump ka vendosur anije luftarake në rajonin e Gjirit, por ka lënë të kuptohet mundësia e negociatave në fundjavën e kaluar.

Presidenti amerikan ka tentuar herë pas here të detyrojë Teheranin të ndërpresë programin e tij bërthamor, por bisedimet janë bllokuar vitin e kaluar, përpara se Izraeli të ndërmerrte sulme kundër Iranit.




Comments are closed.