Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali ‘peshkon’ sërish Benfican!
Janë mësuar tetë çiftet e fazës play-off të Champions League, me shortin që u mbajt mesditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Reali i Madridit ka ‘peshkuar’ sërish Benfican, teksa portugezët fitan 4-2 kundër ‘Galaktikëve’ vetëm dy ditë më parë në një ndeshje dramatike. Jose Mourinho do rikthehet në ‘Bernabeu’, por këtë herë si kundërshtar.
Interi do përballet kundër Bodo/Glimt, me norvegjezët që kanë treguar se janë ‘kockë e fortë’. Juventusi ka arsye për të mposhtur Galatasarayn, teksa nëse kthehemi vite para, turqit eliminonin italianët.
“”
Përballje e bukur do jetë ajo mes Dortmundit dhe Atalantës, ndërsa në këtë fazë do kemi edhe derbin francez mes Monacos dhe PSG-së. Leverkusen luan kundër Olympiacos, ndërsa Atletico Madrid kundër Club Brugge. Qarabag, ekip i cili arrin për herë të parë në këtë fazë do përballet kundër Newcastle.
Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me sfidat e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt. Ndërkohë që është mësuar edhe rruga e ekipeve drejt finales së madhe e cila do mbahet në Budapest.
Çiftet që do përballen në play-off:
Benfica – Real Madrid
Bodo/Glimt – Inter
Monaco – PSG
Qarabag – Newcastle
Galatasaray – Juventus
Club Brugge – Atletico Madrid
Dortmund – Atalanta
Olympiacos – Bayer Leverkusen







