×
Tuesday, May 26, 2026

Balla: Gjykata amerikane rihap Gërdecin

September 3, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas humbjen së gjyqit të Shkëlzen Berishës në SHBA me gazetarin amerikan Guy Larson, i cili ka botuar librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla deklaron se drejtësia vonon, por nuk harron dhe se Gjykata amerikane rihapi dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

Sipas Ballës, drejtësia amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit.

Gjithashtu Balla thekson se Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht, por u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh dhe për krimin shtetëror të Gërdecit. Por Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

DREJTËSIA VONON POR NUK HARRON

DREJTËSIA AMERIKANE KONFIRMON PËRFSHIRJEN DHE FAJËSINË E SHKËLZEN BERISHËS DHE PËRMES TIJ TË SALI BERISHËS NË MASAKRËN E GËRDECIT

VENDIMI I GJYKATËS AMERIKANE ËSHTË DETYRUES PËR RI-HAPJEN E HETIMIT PËR KRIMIN SHTETËROR NË GËRDEC

Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Lawson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht, por mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh dhe për krimin shtetëror të Gërdecit. Por Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duje u shorehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova të rrëzojnë faktet dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”

Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.

https://www.courthousenews.com/wp-content/uploads/2020/09/11th-cir-war-dogs.pdf
0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments