×
Friday, October 11, 2024

103 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

March 16, 2022


Prokurorja e Përgjithshme ukrainase në një deklaratë tha se 103 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

“Forcat ruse kanë goditur më shumë se 400 institucione arsimore dhe 59 prej tyre janë shkatërruar”, tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova.

Kujtojmë se forcat ruse që prej 24 shkurtit kanë nisur sulme në Ukrainë, ku janë regjistruar shumë viktima dhe të plagosur.

Eunews.al




Comments are closed.