×
Friday, March 28, 2025

Vuçiç: Serbia respekton Marrëveshjen e Dejtonit

February 20, 2020


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka deklaruar se politika e Serbisë është të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit dhe vlerësoi se nuk është puna e tij ta “kufizojë” anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Duke përsëritur se Serbia nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të BeH-së, Vuçiç tha se Serbia e respekton Marrëveshjen e Dejtonit, që do të thotë integritetin e BeH-së dhe të Republikës Sërpska brenda saj.

Vuçiç u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në Beograd, duke thënë se me asnjë deklaratë të tij mbi BeH-në nuk ka rrezikuar këtë vend dhe se “nuk është puna e tij ta kufizojë Dodikun”.

Presidenti serb tha se komentet në lidhje me “ndërhyrjen e tij në politikën e BeH-së flasin se sa e madhe është dëshira e shumë njerëzve për të treguar fajtorin në Serbi”.

“Ata nuk kanë turp që askush nuk është arrestuar për përpjekjen e linçimit në Srebrenicë, kur ata marrin pjesë në tubime në Serbi duke deklaruar vendin tonë fashist dhe kërkojnë status të veçantë ndërsa nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. E nëse dikush nuk i mbron sa duhet atë që ata do të dëshironin të mbronin, thonë se ai është një zuzar dhe autokrat”, tha Vuçiç.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments