×
Friday, March 28, 2025

Topalli: Basha një minë me sahat që i ndërronin ministritë prej skandaleve që krijonte, dështak dhe manipulator

June 23, 2020


Pas një video të publikuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endi Hasa ku tregonte arritjet sipas tij të kryedemokratit Lulzim Basha ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit dhe drejtuesja e lartë e PD-së, Jozefina Topalli. Nëpërmjet një postimi në facebook Topalli e ka krahasuar Bashëm me Enver Hoxhën duke e quajtur dështak dhe manipulator gjithashtu duke i përmendur edhe tramin, një premtim qesharak i Lulzim Bashës në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Nga Jozefina Topalli Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha! Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve. Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une. ( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje. Shiko videon me poshte!

Ky paska bere Naton, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin ne Shqiperi… Ky ka bere Tap-in; Ky marreveshtjen e stabilizim Asocimit, ky do kete themelu edhe Partine Demokratike; edhe ne 97’ ky do e kete ringritur nga hiri… Kryeministri i kohes paska qene ne gjume gjithe kohen, kurse te tjeret paskemi qene ne planet tjeter.. Ky i ka bere te gjitha sic beri dhe tramin. Ne fakt, me sa me kujtohet , kry nje apo dy vitesh ketij i nderronin ministrite se ishte si mine me sahat prej skandaleve qe krijonte. Lexo.al/

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments