Sondazhi/ Shumica e amerikanëve miratojnë masat e ndërmarra nga Trump për menaxhimin e krizës nga koronavirusi



Sipas një sondazhi të ri të publikuar nga ABC News / Ipsos, shumica e amerikanëve e miratojnë mënyrën se si Presidenti Donald Trump po menaxhon krizën e shkaktuar nga COVID-19, një ndryshim ky nga votimi javën e kaluar.
Sondazhi i ri zbuloi se 55 përqind e të anketuarve u shprehën se miratojnë mënyrën se si presidenti po i përgjigjet për krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ndërsa 43 përqind thanë se nuk janë dakord me masat e ndërmarra. Kjo është një përmbysje thuajse totale e numrave të javës së kaluar, kur vetëm 43 përqind thanë se miratuan mënyrën se si Trump po e menaxhonte situatën, dhe 54 përqind nuk e pranuan atë.
Vlerësimet analizohen politikisht ku 92 përqind e plotë e republikanëve thanë se miratojnë performancën e Trump; vetëm 30 përqind e demokratëve thanë të njëjtën gjë. Ekziston gjithashtu një ndarje përsa i përket faktit se sa realisht shqetësohen amerikanët për virusin: 87 përqind e demokratëve thonë se janë të shqetësuar për kontraktimin e COVID-19, ndërsa 66 përqind e republikanëve thonë të njëjtën gjë.
Pothuajse tre të katërtat e amerikanëve, ndërkohë, thanë se jeta e tyre ka ndalur nga virusi. Javën e kaluar, vetëm rreth një e katërta e të anketuarve thanë të njëjtën gjë. Brenda dhjetë ditëve të fundit, bazuar në këshillat e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në lidhje me “distancimin shoqëror”, një shumëllojshmëri e ligave sportive kanë anuluar lojërat e planifikuara, duke përfshirë basketbollon amerkikan NBA.
Të njëjtat masa drastike janë marrë edhe për sa i përket kolegjeve, universiteteve dhe shkollat të cilat kanë transferuar mësimin në internet. Ndërsa institucionet fetare në të gjithë vendin kanë ndaluar shërbimet publike ndërsa qeveritarët në një numër shtetesh kanë miratuar masa emergjente si mbylljen e disa dyqaneve jo thelbësore ose ndalimin e udhëtimeve jo vitale për të frenuar përhapjen e virusit.
Që prej javës së kaluar, Presidenti amerikan ka filluar të japë njoftime të përditshme për shtyp, duke ndarë lajmet më të fundit se si administrata po adreson krizën. Në fund të javës së kaluar, Trump shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe zgjeroi ndalimin e udhëtimit për ata që vijnë në Sh.B.A nga Evropa. Ai gjithashtu ka nënshkruar një projekt-ligj për lehtësimin ekonomik për të siguruar testimin falas për COVID-19, rritjen e disponueshmërisë së sigurimit të papunësisë dhe ndihmë shtesë ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta.
Eunews.al

