Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku u ndal te çështja e pagave të magjistratëve, reforma administrative-territoriale dhe prioritetet e sesionit të ri parlamentar.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, Balla sqaroi se më 31 korrik dy deputetë të Grupit Parlamentar të PS kanë depozituar projektligjin që adreson këtë çështje dhe se ai do të shqyrtohet me prioritet në Kuvend.
“Sot në Konferencën e Kryetarëve kemi diskutuar këtë çështje dhe kemi parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit më 17 shtator”, tha Balla.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një ligj që kërkon shumicë të cilësuar dhe nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar, ndërsa shtoi se në vlerësimin e mazhorancës përgjegjësia është përmbushur me depozitimin e projektligjit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në lidhje me reformën administrative-territoriale, Balla e cilësoi atë si një nga prioritetet kryesore të këtij sesioni parlamentar, duke theksuar se qëllimi mbetet përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.
“Shpresoj që edhe opozita të reflektojë dhe të kemi konsensus për këtë reformë të rëndësishme”, u shpreh ai.
Duke folur për nismën “Prania Besnike”, Balla nënvizoi se deputeti nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të dëgjojë qytetarët dhe të adresojë shqetësimet e tyre përmes institucioneve.
“Çdo të premte në orën 17:00 deputetët e Partisë Socialiste do të jenë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët. Ky është një angazhim afatgjatë për të forcuar komunikimin dhe për të qenë më pranë njerëzve”, deklaroi Balla.
I pyetur për kërkesat e opozitës lidhur me çështjen Ron Jefet, kreu i Grupit Parlamentar të PS tha se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për komision hetimor në Konferencën e Kryetarëve dhe se çdo kërkesë do të trajtohet sipas procedurave institucionale.
Komunikimi i plotë:
Zoti Balla, një nga çështjet që është diskutuar sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të konferencës së kryetarëve është edhe ngërçi që është krijuar në sistemin e drejtësisë, sa i takon pagave të magjistratëve. Paralelisht me këtë diskutim që ju keni bërë në konferencën e kryetarëve, ditën e sotme administrata e Gjykatës së Lartë, por edhe ajo e Apelit, është në bojkot sa i takon pikërisht moskalimit të pagesave të tyre. Sa duhet të presin nga Kuvendi i Shqipërisë personat të cilët janë pjesë e sistemit të drejtësisë për t’u paguar, pasi mund të përballemi çdo ditë me të njëjtën situatë, me bojkot të punës?
Nuk dua të hyj në një diskutim pa lidhje mbi protestat, sepse nuk shoh një lidhje mes ligjit të statusit të magjistratit dhe stafit mbështetës nëpër gjykata. Megjithatë, dua të sqaroj publikun se në ushtrim të përgjegjësisë kombëtare të datës 31 korrik të këtij viti, dy deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë depozituar një projektligj që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sot në konferencën e kryetarëve kemi diskutuar lidhur me këtë çështje, madje, ka pasur një përpjekje për të përdorur politikisht nga ana e opozitës këtë rast, por vetëm dy deputetë të Partisë Socialistë kanë depozituar një e adreson në këndvështrimin tonë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. …..Kështu e kemi lexuar ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kështu po e ushtrojmë këtë përgjegjësi që na takon dhe kemi parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator.
Pyetje
Afati i fundit ka qenë 31 korriku, zoti Balla. Do të duhet të miratohej formula e re për pagat e magjistratëve, dhe nuk është bërë ende.
Tani, jemi apo jo në shkelje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese?
TB:
Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet. Jurisprudenca nuk është një shkencë ekzakte, nuk është as matematikë, as fizikë. Në vlerësimin tonë, brenda afatit të përcaktuar nga gjykata kushtetuese, është depozituar projektligji, siç ju thashë, projektligji do të shqyrtohet me prioritet. Kujtoj këtu, në mos gaboj nenet 81 dhe 83 të kushtetutës, përcaktojnë që jemi në kushtet e një ligji, projektligji, që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe që kërkon 3 te 5 shumicë të cilësuar të Kuvendit. Kështu që ata që u djeg barku, që kur u teket të shkojnë dhe shajnë me libër shtëpie, dhe sot bëjnë që duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëve, besoj unë që projektligji i depozituar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes dy deputetëve të zgjedhur, dhe për të qenë transparent, siç e kam bërë gjithmonë me ju, si qytetar mendoj se në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve perfshijnë qe perpara qe Komisioni i ligjeve dhe më pas seanca plenare të shprehet. Ka një afat që këshillat bashkiakë në konsultim me komunitetet, dhe ky është dhe për të gjithë ai procesi përfundimtar i konsultimit, të përfundojë 60 ditë nga dita e marrjes së, le të themi, njoftimit të projektligjit, i cili besoj mbaron diku nga data 27 shtator. Kështu që do të kemi komunikim së bashku prapë në 28 shtator, që është përsëri e hënë, edhe do t’ju them.
Pyetje
Në rast se shumica e komuniteteve do ta kundërshtojnë edhe me vendim të këshillave bashkiakë, a do tërhiqeni zoti Balla? Sepse konsultimi publik, besoj, ka parasysh pikërisht mendimin e qytetarëve dhe të këshillave bashkiakë.
TB:
Sapo bëtë edhe ju një lapsus, sepse në rastin fjalë janë këshillat bashkiakë, qytetarët pyeten përmes zgjedhjeve.
Nuk është korrekte, dhe ju bëtë pyetjen. Në fakt prania besnike na ka bërë që vetëm të dëgjojmë të mos replikojmë, por në rastin fjalë më duhet të replikoj, dhe t’ju them që qytetarët kanë mandatuar Kuvendin për të marrë vendime, dhe në rastin në fjalë sot ka një shumicë në Kuvendin e Shqipërisë, por në respekt të një kompetence ekskluzive të deleguar këshillave, unë ju thashë që do të presim afatin 60-ditor. Dhe këtu do të jem përsëri para jush për t’ju thënë në vlerësimin tim komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë një punë të shkëlqyer, ka qenë një proces model për t’u ndjekur gjithmonë në proceset e reformave të rëndësishme. Unë shpresoj shumë që dhe do të kem mundësi ta them edhe në fjalën time sot në fillim të këtij sesioni, që një ndër sfidat përveç le të themi detyrës për ta përmbyllur këtë hap të reformës territoriale, mendoj këtë hap sepse siç bëmë në vitin 2014 që erdhëm nga 384 në 61, kjo është një reformë më e vogël por gjithmonë në thelb të çdo reforme ka qenë përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarit.
Kështu që themeli i punës së këtij sesioni të ri për këtë shumicë parlamentare është natyrshëm miratimi i reformës administrative territoriale dhe po ashtu edhe miratimi i një reforme zgjedhore e cila të adresojë plotësisht të gjitha rekomandimet e OSBE/Odirit për të garantuar në kohë marrjen e masave për zgjedhjet e pranverës së ardhshme zgjedhjet vendore në rastin në fjalë.
Pyetje:
Zoti Balla, mbrëmjen e djeshme ish zëvendëskryeministri i qeverisë tuaj, zoti Arben Ahmetaj, ka publikuar një audio përgjim ku shtetasi izraelit Ron Jefet shprehet se qeveria shqiptare e ka thirrur apo e ka kontraktuar për punët e këqija që i duhet të bëjë qeveria shqiptare. Në vlerësimin tuaj si kryetar i grupit të mazhorancës ai ka kryer mirë këtë detyrë zoti Jefet?
TB:
Në këtë fillim të sesionit parlamentar dua që t’i falënderoj gjithë kolegët deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të cilët në tërësinë e tyre gjatë fundjavës së kaluar ditën e premte ora 17:00 kanë qenë të gjithë.
Pyetje:
Zoti Jefet nuk është pjesë e grupit parlamentar apo është?
TB:
Të lutem unë ju respektoj, pyetjen se çfarë përgjigjem unë është përgjegjësi imja.
Pyetje:
Unë nuk pyeta për besën
TB:
Pse keni inat besën se ti je dhe nga Kavaja.
Pyetje:
Jo, jo, thjesht kur shoh deputetët me thënë të drejtën që takojnë qytetarët edhe kanë një asistent për të mbajtur shënime nuk më duket ndonjë besë e vërtetë.
TB:
Edhe Kavajës je tifoz me besën është unë jam tifoz me besën kështu që për të për të shkuar përpara, prandaj asnjë shmangie nga përgjegjësia jonë për t’i qëndruar besnik besës së dhënë shqiptarëve dhe po e theksoj çdo qytetar i këtij vendi në të 61 bashkitë e vendit do të ketë ditën e premte orës 17:00 veshët tanë për të dëgjuar dhe sigurisht angazhimin tonë për të adresuar.
Pyetje
Zoti Balla keni një besë tjetër me shqiptarët një besë tjetër me Ron Jefet apo kërkuar të paraqitur nga dy grupet parlamentare të opozitës Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike lidhur pikërisht me një informacion të publikuar nga kolegët tanë mbrëmjen e djeshme ku pretendohet për një trafik të armësh.
TB:
Ne kemi qenë në konferencë të kryetarëve, nuk kemi pasur sot një një kërkesë . Ju e dini që brenda dy ditëve shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve, nuk ka ardhur një gjë e tillë.
Pyetje:
Zoti Balla jeni ndjeni ju që zoti Jefet ka marrë 30 milion euro pa tender në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Pyetje
Zoti Balla ju keni konsideruar komisionin e posaçëm të reformës territoriale si shumë të suksesshëm por nga ana tjetër mungon konsensusi dhe nga ana tjetër po ashtu kemi një kërkesë nga Bashkimi Europian të vazhdueshme që reformat e rëndësishme siç është dhe kjo të jenë me konsensus. A do të kihet parasysh pikërisht thirrja dhe e Bashkimit Europian?
TB:
E para është që gjithmonë dëshira e mirë është të ketë konsensus dhe ne jemi të hapur për të pasur konsensus deri aty kur nuk pengohet një politikë e caktuar, në rastin tonë synimi është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Kështu që unë nuk dua të paragjykoj, shpresoj që deri në 10 ditëshin e parë të tetorit kur mund të plotësohen të gjitha afatet për të shqyrtuar në seancë plenare. Ky projektligj i depozituar tani më nga deputetët anëtarë të komisionit të posaçëm reformës zgjedhore përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të kemi dhe reflektim nga ana e opozitës për ta votuar dhe ata me konsensus.
Pyetje
Zoti Balla a tregon prania besnike se mazhoranca socialiste ka dështuar në krijimin e institucioneve të forta në këto 13 vite qeverisje dhe qytetarët për të zgjidhur problematika duhet të vijnë të trokasin tek dyert e partisë socialiste tek dyert e deputetëve, që në fakt këtë punë do duhet ta kishin bërë edhe pa praninë besnike të ishin aty për qytetarët dhe ta zgjidhnin. Tregon kjo dështim të krijimit të institucioneve të forta të administratës që i përgjigjet qytetarëve?
TB:
Unë jam kuvend prej 21 vitesh. Deputeti kur zgjidhet në kuvend detyrën e ditës së parë meqë jemi prag ditës së parë të shkollës ka të lexojë kushtetutën, ligjin përshtatshëm e deputetit edhe rregulloren. Në ligjin per statusin e deputetit prej shumë vitesh janë përcaktuar këto detyra, por prania besnike është një funksion tjetër i ri.
Sa i përket pyetjes tuaj ju thatë që ç’është kjo se ju ç’punë kanë deputetët të takojnë njerëzit unë mendoj se deputeti nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të dëgjojë njerëzit. Bazuar edhe në ligjin per statusin e deputetit është shumë e rëndësishme që deputeti çdo problematikë, çdo hall të qytetarëve ta adresojë përmes kanaleve që të cilat i përcaktohen ligjërisht. Tani ka deputetë që e kanë bërë këtë detyrë si duhet, ka që nuk e kanë bërë si duhet por ka vetëm një derë ku trokitet, dhe jo rastësisht Partia Socialiste e Shqipërisë është partia më e votuar në këtë vend por ne synojmë që në këtë moment kyç të Shqipërisë edhe të mandatit tonë të katërt të kemi një kthesë historike e cila të na japi një nivel tjetër komunikimi me qytetarët. Dhe një gjë të jeni të sigurtë që e premtja ora 17:00 do të jetë një orë fikse jo për një muaj, as për një vit, por për vitet që do të vijnë dhe në këtë këndvështrim meqënëse e përmenda ligjin per statusin e deputetit. Nëse ka një sfidë Kuvendi në këtë fillim të sesionit të tretë të kësaj legjislature është pikërisht ligji për organizimin e Kuvendit të Shqipërisë, ku Ligji per statusin e deputetit duhet të përfshihet dhe ne do të vijmë me propozime konkrete, flas këtu si grup parlamentar i Partisë Socialiste, propozimet tona të përfshijnë edhe legjislativin ku për shembull flas edhe për ju gazetarët apo për çdo qytetar për çdo pyetje që kanë të bëjnë me le të themi me çështjet e organizimit të Kuvendit, edhe Kuvendi të ketë pjesën e vet të dritares të pasqyrës ku merret çdo informacion dhe ku beteja me lajmet e rreme fitohet përmes së vërtetave të mëdha.
Duke e marrë në konsideratë le të themi shqetësimin tuaj ju kemi bërë me dije që prania besnike është një komunikim sy më sy, nuk ka kamera, rëndësi është që të respektohet privatësia e komunikimit me qytetarin lidhur me problematikën që ka qytetari kështu që të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë ne do ta bëjmë praninë besnike dhe në diasporë sigurisht do na kërkojë pak kohë sepse e vërteta është që jemi shumë borxhli shqiptarëve në diasporë për mbështetjen e madhe që na dhanë në 11 maj dhe do ta lexojmë dhe po e lexojmë si duhet këtë pjesë, kështu që nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të dëgjosh qytetarët dhe të qeverisësh duke adresuar problematikat e qytetarëve.
Zoti Balla në respekt të pranisë besnike do ta pranoni një kërkesë të opozitës për komision hetimor për çështjen Jefet për të kuptuar shqiptarët dhe për të dalë ju si mazhorancë para pasqyrës nëse besën ja keni dhënë qytetarëve shqiptarë apo Ron Jefet për punët e këqija të qeverisë dhe për të kuptuar si e ka kryer këtë detyrë?
Ka një konflikt të pastër interesi që kërkesa për komision hetimor vjen nga një televizion, kur të vijë nga opozita do ju përgjigjem.
Në mënyrën më institucionale të mundshme ju thashë që unë nuk shoh filxhan, as nuk bëj parashikime. Ka një mënyrë se si depozitohen kërkesat për komisionet hetimore shpresoj shumë që kërkesa për komisionet hetimore të mos i shërbejnë interesave të caktuara
Faleminderit


