×
Tuesday, November 12, 2024

Shqipëria, shteti i vetëm në rajon, i cili ka zhvilluar më shumë shërbime digjitale sesa privati.

October 11, 2020


Dy sektoret kryesore ai bankar dhe telekomunikacioni duhet te perfshihen me teper ne kete ndryshim digital.

Nese krahasohen sherbimet digitale qe institucionet ofrojne per qytetaret me sherbimet qe klientet marrin ne sistemin bankar edhe telekomunikacion jane te shumta.

Nese analizojme fintech
te dyjat edhe bankat edhe telekomet jane shume pak te perfshira ose aspak ne krahasim me rajonin.
E-fatura nuk ofrohet nga asnjera, verifikimi digjital i bonitetit nuk ofrohet nga asnjera, invoice exchange nga asnjera, mos te flasim per digital sales and marketing ato jane aq te varfra ne ofrimin e ketij sherbimi per klientin saqe edhe vete jane te paperfillshme.
Sherbimi i procesimit te kartave ose sherbimet e integrimeve te industrise hotelerike me platformat boterore lene shume per te deshiruar.

Nese analizojme bujqesine.

Sistemi bankar dhe telekomunikacioni e shikojne kete gje si dicka te nje shteti tjeter, nuk kane asnje pergjegjesi sociale te jene pjese e zhvillimit te ketij sektori.
Nese analizohen kredite ne sektorin bujqesor ne krahasim me sektoret e tjere edhe nese krahasojme perqindjen me rajonin ose me Evrope bankat tona jane te pa krahasueshme kur llogaritet qe sektori bujqesor tejkalon 20% te GDPse se Shqiperise
Kompanite e telekomunikacionit pothuajse nuk kane asnje sherbim per fermeret ose per bujqesine, ne cdo vend te rajonit telekomet kane te pakten nje sherbim per bujqesine ose per fermeret.

Ne cdo vend te rajonit edhe te Evropes shteti nuk eshte operatori i vetem dhe me i madhi qe investon ne bujqesi.

Qeveria para se te vazhdoj rrugen e digjitalizimit duhet te shtyj sistemin bankar/ kompanite e sigurimeve dhe telekomunikacionit qe te jene me aktive ne digjitalizim e sidomos fintech, bujqesi dhe hoteleri./ Nga: Blerim Gjeladini

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments