×
Wednesday, July 15, 2026

SHBA – Trump: Unë e ndalova një konflikt Kosovë-Serbi

June 15, 2025


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se në mandatin e tij të parë, Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte, por kjo u ndalua nga administrata e tij.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se ish-presidenti Joe Biden i ka dëmtuar perspektivat e tij afatgjata me disa vendime, por theksoi se ai do t[i “rregullojë përsëri”.

”Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË.
Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por unë do ta rregulloj përsëri!)…”, shkruan Trump në Truth Social.

”Do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe kurrë nuk marr merita për asgjë, por nuk ka problem. POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!”, përfundon Trump me germa kapitale shënimin e tij në Truth Social.




Comments are closed.