Rrëzohet një helikopter i policisë në aeroportin e Shkupit

04 May 2020 16:45
Shpërndaje:

Një helikopter i llojit “M-17” i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut është rrëzuar menjëherë pas fluturimit nga platforma e aeroportit në Shkup.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, sot në platformën e vjetër të stacionit policor në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” që kur u furnizua me karburant, një helikopter i MPB-së i llojit “M-17” për arsye të panjohura u rrëzua gjatë fluturimit.

Theksohet se në helikopter kanë qenë pesë persona.

Reklamë Ola

Sipas informacioneve të para, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x