Merz: Spanja të rimarrë kontrollin e kufirit në Ceuta

31 Jul 2026 16:18
Shpërndaje:

Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje Spanjës të rivendosë sa më shpejt kontrollin në enklavën e Ceutës, pas hyrjes së dhjetëra mijëra emigrantëve nga Maroku drejt territorit spanjoll.

“Mbrojtja e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian është thelbësore për luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, deklaroi Merz.

Kancelari gjerman i kërkoi gjithashtu Marokut të pranojë pa vonesa kthimin e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimit Europian.

Reklamë Ola

Reagimi i Merz vjen pasi mediat spanjolle raportuan se rreth 50 mijë emigrantë kanë kaluar nga Maroku në Ceuta brenda 24 orëve, duke nxitur debat në Bashkimin Europian mbi sigurinë e kufijve të jashtëm.

Ai përshëndeti gjithashtu përpjekjet e qeverisë spanjolle për të penguar lëvizjen e emigrantëve drejt Europës kontinentale, ndërsa Franca ka njoftuar tashmë vendosjen e masave të reja të sigurisë përgjatë kufirit me Spanjën.

Reklamë InterMedika

Edhe sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Franziska Hoppermann, paralajmëroi se Bashkimi Europian nuk duhet të humbasë kontrollin mbi kufijtë e tij të jashtëm.

“Emigracioni i paligjshëm përbën një kërcënim për vendin dhe shoqërinë tonë. Nuk duhet të ketë humbje të kontrollit në kufij”, u shpreh Hoppermann.