Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri.
Kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në disa ministri:
Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.
Ferit Hoxha, ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.
Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.


