Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Kolonja, duke promovuar potencialin turistik të kësaj zone gjatë sezonit veror.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi Kolonjën si një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, duke theksuar transformimin e zonës në vitet e fundit.
“Mirëmëngjes dhe me Kolonjën e Rilindur, tanimë destinacion turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kolonja, e njohur për peizazhet malore, natyrën e paprekur dhe trashëgiminë kulturore, po promovohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike të Shqipërisë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.


