×
Tuesday, June 6, 2023

Prezantohet paketa e dytë ekonomike, Shqipëria ndër vendet e para me pagesa cash të drejtëperdrejta për 176 mijë familje

April 14, 2020



Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka prezantuar paketën e dytë të ndihmës ekonomike, atë që ai e quan “paketë të zgjeruar”.

Kreu i qeverisë, Rama shprehet se nga kjo paketë shtesë do të përfitojnë 40 mijë lekë të rinj, 176 mijë familje shqiptare. Ai shton se do të marrin këtë pagesë punonjës në biznese të vogla, punonjës në biznese të mëdha dhe ata që punojnë në turizëm. Shqipëria bëhet kështu një ndër vendet e para me pagesa cash të drejtëperdrejta për 176 mijë familje shqiptare, aktiviteti I të cilëve u prek nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Rama tha se paratë do të derdhen nga 20 prilli, si dhe një pjesë e punonjësve do kthehen në punë brenda majit.

Postimi i plotë  i Edi Ramës:

Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje

100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve

• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës

• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë👍

*Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit😊

#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments