Përhapja e koronavirusit, Donald Trump anulon samitin e G7-ës

20 Mar 2020 11:57
Shpërndaje:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikëz, Donald Trump anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Samiti i G7 ishte parashikuar që të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

Reklamë Ola

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë.

SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x