Pas takimit me Sassolin, Basha: Opozita po bën gjithçka për hapjen e negociatave me BE

04 Feb 2020 12:07
Shpërndaje:

Pasi priti në zyrën e tij kreun e Parlamentit Europian Daivd Sassoli, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha pohoi se i konfirmoi zyrtarit të lartë se PD dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Basha tha se Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë.

Reklamë Ola

REAGIMI I BASHËS
I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.
I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.
Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!
Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x