Orban i ofron Putinit organizimin e negociatave me Ukrainën



Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin organizimin e takimit të negociatave të armëpushimit me Ukrainë, në Budapest.
Putin e telefonoi sot Orban për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.
“I sugjerova presidentit Putin që të shpallte një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
“Negociatat mund të zhvillohen në Budapest, me pjesëmarrjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron”, shtoi Orban.
“Megjithatë, Putini ka vendosur kushte për fillimin e negociatave”, tha Orban, duke shtuar se ai nuk kishte asnjë ndikim në përmbushjen e tyre.
I pyetur nga gazetarët, Orban tha se Scholz dhe Macron nuk ishin të informuar ende për propozimin e tij
Udhëheqësi hungarez ruan një marrëdhënie miqësore me Putinin.

