Nga 15 gushti, shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut

14 Aug 2026 16:29
Shpërndaje:

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa vizë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra, duke nisur nga 15 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut dhe i është komunikuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Ambasada e Marokut e akredituar në Shqipëri, me seli në Romë.

Sipas njoftimit, heqja e regjimit të vizave do të zbatohet për qytetarët e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra.

Reklamë Ola

Masa e re pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet e shqiptarëve drejt Marokut, duke eliminuar procedurën e aplikimit paraprak për vizë.

Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026, duke e bërë Marokun një tjetër destinacion ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

Reklamë InterMedika