Ku janë avionët? Balla: Katër vatra zjarri vetëm në kurorën e Tiranës. Zjarrvënia vepër e rëndë penale, dënohet deri në 15 vite burg!

12 Aug 2026 19:45
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar angazhimin e të gjitha strukturave për përballimin e vatrave aktive.

“Ku janë avionët? Ku janë avionët?”, shprehet Balla, duke theksuar se në terren janë angazhuar avionë, helikopterë, makina të reja dhe të vjetra zjarrfikëse, si dhe zjarrfikës e forca të armatosura.

Sipas Ballës, situata është e rënduar për shkak të numrit të madh të vatrave të zjarrit në të gjithë territorin.

Reklamë Ola

“Vetëm në kurorën e Tiranës janë aktualisht katër vatra zjarri: Priskë, Daias, Surrel, Gurrë. Nuk janë zjarre nga Zoti, po nga robi. Ndezje të qëllimshme”, deklaron ai.

Balla ka ngritur kështu shqetësimin për zjarrvëniet e qëllimshme, duke kërkuar që autorët të përballen me pasojat ligjore.

Reklamë InterMedika

“Ata që ndezin zjarre duhet ta dinë se zjarrvënia është vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite burg!”, thekson Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së.

Ndërkohë, strukturat zjarrfikëse, forcat e armatosura dhe mjetet ajrore vijojnë të jenë të angazhuara në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.