×
Friday, March 28, 2025

Koronavirusi/SHBA, 1 303 viktima në 24 orë, mbi një milion raste të konstatuara. Ekspertët, një valë e dytë e virusit është e pashmangshme

April 28, 2020


Numri i rasteve të koronavirusit të konstatuar në Shtetet e Bashkuara tani ka tejkaluar një milion.  Në bazë të bazë së të dhënave të Universitetit Johns Hopkisn, ekzistojnë 1,002,498 pacientë. Ndërkohë deri ditën e sotme janë regjistruar 57.266 viktima.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci në lidhje me pritshmëritë mbi rrugëtimin e virusit në SHBA us shpreh se një vala e dytë ishte e pashmangshme “Sipas mendimit tim, një kthim i virusit është i pashmangshëm në Shtetet e Bashkuara, unë jam pothuajse i sigurt”. Ishin pikërisht këto fjalët e Anthony Fauci, imunolog dhe fytyra e shkencës amerikane në task forcën e Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirus, mbi mundësinë e një vale të dytë të mundshme të infeksioneve.

Duke folur në një takim të Klubit Ekonomik të Uashingtonit në video konferencë – Fauci sqaroi se Sars-CoV-2 “është përhapur globalisht” dhe se “nuk do të zhduket nga planeti” pasi po identifikohen raste edhe në Afrikën e Jugut. Ndërsa shprehte “me optimizëm të kujdeshëm” për zhvillimin e një vaksine, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive ka nisur një paralajmërim të rëndë për kthimin e koronavirusit, nëse aktivitetet rihapen para kohe: “Ne rrezikojmë një” rikthim “dhe të gjejmë veten aty ku ishim disa javë më parë. “

 Sa i përket kthimit të virusit pas verës, Fauci tha: “Si do të veprojmë me të do të përcaktojë fatin tonë. Nëse masat për të cilat diskutohet zbatohen, do ta bëjmë atë në mënyrë të arsyeshme, përndryshe vendi mund të shohë një vjeshtë dhe dimër të vështirë “

Në lidhje me këtë fakt ai është I ashpër edhe ndaj shteteve të cilat po ‘nxitojnë’ të hartojnë planet e rihapjes. Ai i paralajmëroi shtetet që rihapin bizneset para kohe, duke thënë se kjo mund të shkaktojë “një rikthim të menjëhershëm në të njëjtën anije që ishim para disa javësh“.

Nëse shtetet do tq ndjekin llogjikën e ekspertëve të shëndetit public apo llogjikën ekonomike, ky vazhdon të mbetet një diskutim i hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shtete të ndryshme po artikulojnë qasje të ndryshme në raport me COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments