×
Thursday, May 28, 2020

Koronavirusi, Franca rihap kafenetë, restorantet dhe plazhet

May 28, 2020

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi se vendi tij po kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të masave, dhe se zona e Parisit nuk konsiderohet më një “zonë e kuqe” për përhapjen e koronavirusit.

Philippe shtoi gjithashtu se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe pasi të lehtësohen masat, qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

“Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë duhet të hapen më 22 qershor dhe shteti do të shpejtojë një plan për hapjen e shkollave të mesme në të gjithë vendin”, tha Philippe.

Restorantet, kafenetë dhe plazhet do të jenë të hapura nga 2 qershori.

Më shumë se 28.500 njerëz kanë vdekur në Francë nga efektet e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në më shumë se 182,000.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për