Koronavirus/Itali, 4824 operatorë shëndetësorë të infektuar



Ndëkohë që përhapja e Covid-19 në Itali ka marrë përmasa dramatike për shkak të numrit të vdekjeve e cila ka tejkaluar dhe numrin e vdekjeve të regjistrar në Kin, po aq shqetësuese janë dhe statistikat mbi infektimin e bluzave të bardha. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS), në Itali që nga fillimi i epidemisë, janë 4824 profesionistë shëndetësorë që janë infektuar me koronavirus, ose i barabartë me 9% të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar. Një përqindje më shumë se dyfishi i grupit kinez të studimit të botuar nga institute simotër në Kinë (3.8%). Duket se Italia po kthehet në ‘rastin studimor’ i cili nuk duhet të ndiqet dhe shtetet në të gjithë botën po marrin masa që një skenar I tillë të mos ndodhë në vendet e tyre.
Kjo është thënë nga një studim i Fondacionit Gimbe sipas të cilit “duke gjykuar nga narrativat e panumërta dhe nga mosekzekutimi i tamponeve për të gjithë profesionistët dhe punonjësit e shëndetit, numri zyrtar i siguruar nga Instituti është nënvlerësuar “. “Një muaj pas rastit të pare të regjistruar në Codogno – thotë Nino Cartabellotta, President i Fondacionit GIMBE – numrat tregojnë se kemi paguar shumë shtrenjtë për çmimin e papërgatitur organizative dhe menaxheriale për emergjencat” – Për këtë Gimbe kërkon ekzekutimin e tamponeve te të gjithë prof profesionistët e shëndetit, si dhe “integrimi i udhëzimeve të ISS për të siguruar mbrojtje maksimale për ata të përfshirë në vijën e përparme kundër emergjencës koronavirus”.
Në këto orë, presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Romës, Antonio Magi bëri të ditur se ka 84 mjekë pozitivë në kryeqytet, dy janë të shtruar në spital. Kjo përbën rreth 13% të numrit të përgjithshëm të infektuarve në Romë. Magi saktësoi se dy të tretat e këtyre bluzave të bardha janë spitalore dhe një e treta janë mjekë të familjes dhe specialistë nga autoritetet lokale të shëndetit. “Pothuajse të gjithë janë në izolim në shtëpi, përveç një çifti, të cilët janë shtruar në spital, por jo në kujdesin intensiv.” Sipas Magi, “për fat të keq ky numër do të rritet gjithashtu sepse ne nuk kemi maska, të domosdoshme jo vetëm për të mbrojtur mjekët, por edhe pacientët e tyre. Maska që duhej të bliheshin në kohë paqeje dhe jo lufte”. Dhe dy viktima të reja janë shtuar në listën e mjekëve që vdiqën për shkak të Covid-19, në Kremona dhe Parma.
Në total, në bazë të Sindakatës së Urdhrit të Mjekëve për janë 19 mjekë që kanë vdekur nga aktiviteti koronavirus.
Ndërkohë Italia mban shpresat tek eksperimentimi i ilaçeve për të luftuar koronavirusin. “Gjashtë ilaçe po testohen në Universitetin e Padovës, dhe ne jemi të gatshëm dhe të disponueshëm” u shpreh Ministri Italian i Shëndetësisë.
Eunews.al

