Koreja e Jugut mban zgjedhje mes pandemisë së koronavirusit

15 Apr 2020 12:47
Shpërndaje:

Në Korenë e Jugut po mbahen zgjedhjet parlamentare në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Votimet për 300 deputetët e Asamblesë Kombëtare filluan në orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të vazhdojnë deri në orën 18:00.

Rreth 44 milionë qytetarë pritet të votojnë duke mbajtur maska në fytyrë dhe doreza. Atyre gjithashtu do t’u kontrollohet temperatura dhe do të dezinfektojnë duart para se të hyjnë në vendvotim.

Reklamë Ola

Më shumë se 11 milionë qytetarë u lejuan të hedhin votën e tyre paraprakisht për të shmangur turmat. Qeveria vendosi të heqë rregullat e karantinës për të lejuar rreth 50 000 të vetëizoluar të votojnë pasi të mbarojnë votimet e rregullta. 

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x