Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që shoqëruan organizimin e Kupës së Botës 2026, duke akuzuar kundërshtarët e organizatës se janë “të konsumuar nga urrejtja” dhe se po përpiqen të errësojnë suksesin e turneut.
Në një letër të hapur të publikuar në rrjetet sociale, Infantino mbrojti organizimin e Botërorit në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke theksuar se kompeticioni u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe mblodhi miliona tifozë nga e gjithë bota.
Sipas tij, Kupa e Botës dëshmoi edhe një herë fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit, pavarësisht sfidave që shoqëruan organizimin.
Kreu i FIFA-s iu përgjigj edhe kritikave për problemet me vizat për disa tifozë dhe delegacione, vendimet disiplinore të FIFA-s, si dhe polemikat për arbitrimin, duke argumentuar se këto çështje u zmadhun tej mase dhe nuk duhet të errësojnë suksesin e përgjithshëm të turneut.
Në fund të mesazhit të tij, Infantino u bëri thirrje kritikëve të “ndalojnë për një moment, të reflektojnë, të meditojnë ose të luten”, duke theksuar se futbolli duhet të shërbejë si një forcë bashkuese dhe jo si shkak për përhapjen e urrejtjes apo dezinformimit.


