Hungaria pranon me kusht sanksionet e BE-së kundër Rusisë për energjinë

11 May 2022 13:51
Shpërndaje:

Hungaria do t’i hapë dritën jeshile një embargoje të BE-së ndaj naftës ruse vetëm nëse sanksionet përjashtojnë naftën bruto të dërguar nga Moska përmes naftësjellësve, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Szijjarto konferoi ”jo”-në e Budapestit për paketën e masave të përpiluara ditët e fundit nga Komisioni Evropian.

”Nëse Brukseli dëshiron të jetë serioz për embargon e naftës, kjo do të jetë e mundur vetëm duke përjashtuar pjesën e destinuar për naftësjellësit”, theksoi ministri hungarez.

Reklamë Ola