Gjermani, Lufthansa shkurton orët e punës për 60% të personelit

02 Apr 2020 15:12
Shpërndaje:

Grupi ajror “Lufthansa” do të vendosë shkurtimin e orëve të punës për më shumë se 60% të punonjësve të saj për të përballuar rënien drastike të trafikut ajror, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, theksoi sot grupi.

“Lufthansa ka regjistruar ose synon të regjistrojë 87 000 nga 135 000 punonjësit e saj në skemat e punësimit të pjesshëm në vendet ku operon, përfshirë 62 000 në Gjermani”, theksoi një zëdhënës i grupit.

Grupi, i cili posedon veçanërisht linjat ajrore “Austrian” dhe “Brussel Airline”s, “Eurowings dhe Swiss, është prekur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar ndërprerjen e pothuajse të gjithë trafikut ajror në disa rajone.

Reklamë Ola

Grupi kishte njoftuar të premten qëllimin e tij për të shkurtuar orët e punës për 31 000 punonjës të kompanisë së tij Lufthansa në Gjermani të paktën deri më 31 gusht.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x