×
Saturday, July 11, 2020

Gjenocidi i Srebrenicës, Rama: Duhet të dalim përtej përkujtimit dhe fjalëve, të mësojmë nga leksionet

July 11, 2020

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka përkujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 1995. Rama deklaroi sot se në kujtimin e këtij krimi mizor, duhet të dalim përtej përkujtimit dhe fjalëve dhe të mësojnë nga leksionet.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën”, shtoi ai. Kreu i qeverisë shqiptare tha se ishte i trishtuar dhe i shqetësuar nga një prirje në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që u shpalosën në Srebrenicë dhe zonat përreth, në verën e vitit 1995. “Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, tha ai.

“Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”,- përfundoi ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për