×
Friday, February 7, 2025

Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, Kim: Shqipëria do ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm

December 14, 2020


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se, Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese funksionale

“Sot, KED  përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese funksionale”, tha Kim në reagimin e saj.

“Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shtoi ambasadorja Kim.

Kim ndau edhe një deklaratë të dhënë më 10 dhjetor për Zërin e Amerikës ku theksonte se, “është plotësisht e mundur të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 12/31. Nuk ka më pritje. KED, Presidenca dhe Parlamenti e dinë se ekziston një rrugë praktike përpara, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Faleminderit udhëheqësve për ndërmarrjen e masave urgjente për të dhënë drejtësi ndërsa e çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e BE”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments