Francë, stuhia “Bella” shkakton probleme në furnizimin me energji elektrike

28 Dec 2020 23:42
Shpërndaje:

‘Me mijëra persona mbetën sot pa energji, pas dëmeve të shumta që shkaktoi stuhia dimërore “Bella” në të gjithë Francën.

“Rreth 18 000 familje në Francën qendrore janë pa energji elektrike nga sot në mëngjes”, tha operatori Enedis, duke sqaruar se më shumë se 1 500 punëtorë po merren me riparimin e dëmeve.

“Nga Franca veriore në bregdetin e Atlantikut, shumë pemë u shkulën dhe u dëmtuan çati shtëpish ndërsa stuhia lëvizte”, tha transmetuesi BFMTV.

Reklamë Ola

Sipas metrologëve, “Bella” pritet të lëvizë më në jug dhe të shkaktojë erëra të forta në rajonin e Mesdheut.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x