FMN: Distancimi vullnetar shoqëror parandalon rimëkëmbjen ekonomike

08 Oct 2020 17:44
Shpërndaje:

Për shkak se njerëzit po tërhiqen vullnetarisht nga jeta shoqërore nga frika e infektimit me COVID-19, nuk po ndodh rimëkëmbja ekonomike globale edhe pse masat e kontrollit, të cilat paralizuan planetin në pranverë, janë hequr, deklaroi sot FMN në një raport.

“Paralizimi i plotë i aktivitetit ekonomik global midis marsit dhe majit padyshim shkaktoi një ndërprerje të ashpër të prodhimit, tregtisë dhe udhëtimeve, ndërsa popullata u izolua në shtëpi për muaj të tërë”, thanë autorët e raportit.

“Megjithatë, një faktor tjetër po nxit recesionin e thellë dhe ai është distancimi vullnetar shoqëror”, vijuan ata.

Reklamë Ola

Sipas FMN-së, kjo është arsyeja pse heqja e kufizimeve reflektohet në një rigjenerim të ngadaltë dhe jo në një rimëkëmbje të konsiderueshme të ekonomisë, siç e kishin parashikuar ekonomistët në fillim të krizës.

Autorët dolën në përfundimin se izolimi dhe distancimi vullnetar shoqëror luajnë një rol pothuajse të krahasueshëm në recesionin ekonomik.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x