×
Saturday, February 15, 2025

COVID-19/ Parlamenti Europian anulon sërish seancën plenare në Strasburg

October 15, 2020


Seanca e ardhshme e Parlamentit Europian, parashikuar nga 19 deri më 22 tetor, nuk do të mbahet në Strasburg për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do të organizohet me video-konferencë, njoftoi sot presidenti i Institucionit, David Sassoli.

“Njoftoj me keqardhje që seanca plenare e javës së ardhshme nuk do të zhvillohet në Strasburg, por ajo do të zhvillohet në distancë”, deklaroi në Twitter Sassoli, duke e cilësuar situatën shëndetësore në Francë dhe në Belgjikë shumë të rëndë.

“Lëvizjet janë një rrezik”, theksoi ai.

“Megjithatë, Strasburgu mbetet selia e Parlamentit Europian dhe ne do të bëjmë të pamundurën për t’u kthyer aty”, konfirmoi David Sassoli.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, eurodeputetët nuk kanë shkelur në mjediset e Parlamentit Europian që prej shtatë muajsh.

Në një letër drejtuar në fund të shtatorit David Sassolit, presidenti francez, Emmanuel Macron kishte kërkuar rikthimin që prej tetorit të seancave plenare në Strasburg.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments