Çelet sezoni turistik në Darëzezë, Balla: Ne nuk duam një President të Partisë Socialiste, ne duam një President të gjithë shqiptarëve
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi morën pjesë në çeljen e sezonit turistik në Darëzezë.
Në fjalën e tij Balla u shpreh se Darëzeza është një nga plazhet më të virgjëra në Shqipëri ndaj duhet berë shumë që ky plazh të jetë një nga më të frekuentuarit nga qytetarët. Gjithashtu
“Darëzeza është plazhi më i virgjër në Shqipëri ndaj mendoj se pas konsolidimit të turizmit në zonën e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës mendoj se qershia mbi tortë duhen të jenë plazhet e bukura të Fierit dhe Divjakës”, tha Balla.
Gjithashtu në Darëzezë sot u promovua edhe zhvillimi i garave me kuaj ku në fund u ndanë edhe çmime.
“Sot më Darëzezë u promovua edhe një tjetër lloj turizmi. Sot Federata Shqiptare e Hipizmit dha një shfaqe te garave me kuaj dhe ka shumë mundësi që nga gjithë Europa ne të mbledhim këtu dhe ta shfrytëzojmë këtë si një magnet për të ftuar Federata të Hipizmit që të vijnë dhe të marrin pjesë në kampionatin që zhvillohet në Darëzezë. Është një kampionat i nivelit kombëtar kampionati që u zhvillua sot dhe natyrshëm është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë kampionate të tilla por kjo duhet shoqëruar edhe me investime në aspektin e hotelerisë me qëllim që të kemi kapacitet akomoduese.
Gjithashtu Balla i’u përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve përsa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Balla u shpreh se janë të gatshëm të mirëpresin kandidaturat që vijnë nga opozita por deri më tani nuk ka patur asnje propozim zyrtar.
“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kandidatura që vijnë nga opozita. Deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita dhe në rast se këto propozime do të na vijnë ne do ti shqyrtojmë dhe do të themi opinionin tonë për kandidaturat. Kandidaturat duhet të depozitohen zyrtarisht dhe që Kuvendi të shprehet me votë duhen firmat e mbështetësve të deputetëve pra duhen 20 firma, Kushtetuta thotë kështu. Presidenti Republikês sipas neneve të Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike, prandaj Partia Socialiste ka thënë që prej ditës së parë që ne nuk duam një President të Partisë Socialiste, ne duam një President të të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.