×
Sunday, June 28, 2026

Botërori 2026, përcaktohen çiftet e fazës me eliminim direkt

June 28, 2026


Faza e grupeve e Botërorit 2026 ka përfunduar, duke konfirmuar 16 përballjet e fazës me eliminim direkt, ku nuk mungojnë duelet mes skuadrave pretendente për trofeun.

Një nga sfidat më tërheqëse është ajo mes Brazilit dhe Japonisë, ndërsa Spanja do të përballet me Austrinë. Po aq interes pritet edhe për duelin Portugali-Kroaci, mes dy kombëtareve me traditë dhe cilësi të lartë.

Gjermania do ta nisë fazën eliminatore ndaj Paraguait, ndërsa Franca do të sfidojë Suedinë. Nëse të dyja skuadrat avancojnë, do të përballen mes tyre në raundin pasardhës, në një klasike të futbollit evropian.

Një tjetër duel i mundshëm është ai mes Portugalisë dhe Spanjës, nëse të dyja kalojnë kundërshtarët e tyre në këtë fazë.

Në pjesën tjetër të shortit spikasin përballjet SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë, Holanda – Maroku dhe Zvicra – Algjeria, kjo e fundit e kualifikuar si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Ndërkohë, Argjentina duket se ka përfituar nga një short më i favorshëm. Kampionët e botës do të përballen fillimisht me Kepin e Gjelbër dhe, në rast kualifikimi, rruga drejt gjysmëfinales shihet më e lehtë krahasuar me rivalët kryesorë.

Çiftet e fazës me eliminim direkt:

  • Gjermani – Paraguai
  • Francë – Suedi
  • Afrika e Jugut – Kanada
  • Holandë – Marok
  • Portugali – Kroaci
  • Spanjë – Austri
  • SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë
  • Belgjikë – Senegal
  • Brazil – Japoni
  • Irlandë – Norvegji
  • Meksikë – Ekuador
  • Angli – RD Kongo
  • Argjentinë – Kepi i Gjelbër
  • Australi – Egjipt
  • Zvicër – Algjeri
  • Kolumbi – Gana



Comments are closed.