Maldini dhe Leonardo largohen nga Italia pas vetëm 16 ditësh

28 Jul 2026 08:59
Shpërndaje:

Eksperienca e Paolo Maldinit dhe Leonardos në drejtimin teknik të kombëtares italiane ka përfunduar vetëm 16 ditë pas emërimit të tyre.

Sipas “Sky Sport”, drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari Leonardo kanë dhënë dorëheqjen pas vendimit të Federatës Italiane të Futbollit për të mos vazhduar me emërimin e Andrea Pirlos në postin e trajnerit.

Maldini dhe Leonardo e kishin pranuar detyrën me kushtin që të kishin rol vendimtar në zgjedhjen e trajnerit të ri të Italisë. Pas refuzimeve të Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit, ata kishin arritur një marrëveshje me Pirlon.

Reklamë Ola

Megjithatë, presidenti i Federatës, Giovanni Malago, vendosi ta anulonte marrëveshjen për shkak të lidhjeve të mëparshme të Pirlos me kompani ruse të basteve.

Ky vendim solli përplasjen me Maldinin dhe Leonardon, të cilët zgjodhën të largoheshin nga postet e tyre vetëm pak ditë pasi kishin nisur detyrën.

Reklamë InterMedika

Pas largimit të tyre, drejtimi i kombëtares italiane pritet t’i besohet Roberto Mancinit, ndërsa Giorgio Chiellini shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Maldinin në rolin e drejtorit teknik.