Në prani të Presidentit të Republikës dhe me dorën mbi Kushtetutë, ministrja e re e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili bëri sot betimin përpara se të marrë zyrtarisht detyrën e saj në qeveri.
Përmea një postimi në rrjetet sociale, ministrja Ismaili u shpreh se do ta ushtrojë këtë funksion me përgjegjësi dhe përkushtim, me synimin për të forcuar bashkëpunimin institucional mes Qeverisë dhe Kuvendit.

Ministrja theksoi rëndësinë e një procesi vendimmarrës serioz dhe të qëndrueshëm, në shërbim të qytetarëve, duke nënvizuar se dialogu, përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi mbeten themeli i një qeverisjeje të mirë.
Sipas saj, një nga prioritetet kryesore në këtë detyrë do të jetë që marrëdhënia mes ekzekutivit dhe Parlamentit të mbështetet mbi transparencën, respektin reciprok dhe përgjegjësinë kushtetuese.
Ajo u shpreh se, me ndërgjegje të plotë për besimin e dhënë, do ta kryejë këtë mision me përulësi, ndershmëri dhe përkushtim.


