Balla takim me ish-kryebashkiakun e Kavajës, Hysen Arkaxhiu: Vlerëson kontributin e tij në jetën publike

28 Aug 2026 13:13
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim në Kavajë me ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe ish-deputetin, Hysen Arkaxhiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto nga takimi Balla shprehu vlerësimin për figurën e Arkaxhiut.

“☕️ Një kafe dhe një bisedë e frytshme sot tek Piazza Kavajë me doktorin e nderuar, ish-Kryetarin e Bashkisë Kavajë, ish-deputetin Hysen Arkaxhiu🙏”, shkruan Balla.

Reklamë Ola

Takimi vjen në kuadër të vizitave dhe kontakteve të vazhdueshme të Ballës me personalitete dhe qytetarë të qarkut të Tiranës, ndërsa ai ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e kontributit të figurave që kanë shërbyer ndër vite në jetën politike dhe institucionale të vendit.